Dy shtetase nga Ukraina janë gjetur të vdekura në një banesë tek zona e “Selvisë” në Tiranë. Viktimat janë të moshave 25 dhe 40 vjeç
Raportohet se në banesë kanë qenë tre ukrainase, por dy prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e tyre është bërë mbidoza.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa detaje të tjera priten të zbardhen në vijim.