Sot rreth orës 06:40 në fshatin Drenovë të Korçës, është gjetur në rrugë një trup i pajetë. Dyshohet se trupi i përket një shtetasi të huaj, i cili dyshohet të jetë emigrant nga Lindja e Mesme. Mosha e tij është rreth 25-30 vjeç dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrore, pasi nuk iu gjetën shenja dhune në trup.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.