Një 80-vjeçar dyshohet se është mbytur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Trupi i tij është gjetur në lagjen numër 1 të qytetit, pranë bregut të detit.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e vdekjes, e cila dyshohet të jetë aksidentale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post