Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës, në Vorë.
Dyshohet se 83-vjeçari është vetëvarur, megjithatë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Vorë/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2024, në Marqinet, dyshohet se është vetëvarur në një pemë në oborrin e banesës shtetasi Xh. I., 83 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.