Një skelet njeriu është gjetur në Lezhë ndërsa po kryehishin, gërmime pranë sheshit të qytetit.
Skeleti mësohet se është gjetur nga punonjësit e bashkisë, ndërsa gërmonin për të punuar mbi kanalin vaditës të një lulishteje.
Sipas të dhënave të para të policisë, skeleti i një njeriu është gjetur në një thellësi prej 1.5 metrash dyshohet se i përket viktimave të komunizmit. Kjo për faktin se pranë vendit ku u gjetën eshtrat ka qenë para viteve ’90 dega e punëve të Brendshme.
(M.Q/Faxweb)