Është gjetur trupi i pajetë i 56-vjeçarit, i cili u shpall i humbur nga familjarët.
Fax News raporton se bëhet fjalë për Halit Todën, babain e katër fëmijëve.
Trupi i pajetë është gjetur pranë urës së Lizës, në Elbasan.
Para disa ditësh familjarët denoncuan zhdukjen e familjarit të tyre në Fax News.
Familjarët deklaruan për Fax News se Toda kishte rrëshkitur në ujërat e lumit Shkumbin teksa kthehej në shtëpi.
Në angazhimin e gjetjes së trupit u angazhuan familjarët dhe forcat speciale nga Tirana.
(F.M/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=H69gaBrmPTg&feature=youtu.be