08:06 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Gjëra që ndodhin!

19:27 | 18/12/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjëra që ndodhin!

 Nga JETA DEDJA

Në katin e parë të një pallati në rrugën “Ali Demi” para hundës së inspektorëve të shëndetësisë, të tatimeve, të mjedisit etj, zhvillon aktivitetin një pastiçeri, e cila çdo mbetje prodhimi i hedh në banjon e apartamentit ku punojnë e jetojnë pronarët. Disa herë pallatit i kanë shpërthyer ujërat e zeza, normalisht tubacionet janë ende të para viteve ’90 dhe nuk kanë gjerësine e llogaritur për të përcjellë miellin dhe vezët. …Në një furrë buke, dikush blen 4 bukë dhe i kërkon qese shitëses. Shitësja hazërxhevap thotë që buka nuk shoqërohet me qese se ua ka ndaluar bashkia. Ajo ndërkohë i ka shërbyer një klienti tjetër disa biskota duke ia futur me duart e saj pa doreza në qese plastike. Qytetari këmbëngul të blejë qese me argumentin se bashkia nuk e ka ndaluar shitjen e tyre, dhe se nuk është normale të lësh klientin ti mbajë 4 bukët në duar më vështirësi. Por shitësja e bezdisur nga biseda i sugjeroi të ankohej në bashki. …Shkojnë një grup nxënësish te një fast-food i famshëm me kolona andej nga stadiumi “Qemal Stafa” dhe vërejnë se punonjëses i ra nga dora qoftja ndërkohë që po përgatiste hamburgerin dhe ashtu pa teklif ulet e merr dhe e vendos sërish brenda bukës së fryrë me maja. Nxënësi që e pa nuk arriti të bënte më tepër vecse tu ankohej prindërve dhe të shkonte për pica te “Era”. …Në një rrugë të ndriçuar të Tiranës, disa të rinj me kufje në vesh dhe me sytë në celular ecin indiferentë, ndërkohë që paralelisht me ta dy moshatarë po rrihen me njëri-tjetrin. Alarm! Siç duken bathët e ardhmja e dëshmitarëve okularë është në rrezik dhe mos u çudisni nëse çështjet e krimit arkivohen ose zgjidhen dyshimtas!! ….Në një lagje të kryeqytetit dy komshinj grinden për vendin e parkimit. Mendimi kryesor i përditshëm i tyre është se kush do arrijë i pari të zërë vendin. Ka patur raste që u është hequr dita e punës kur janë treguar hileqarë. …Në tezgat e fruta-perimeve të gjithë rastisim të blejmë. Para syve tanë shfaqen domatet e injektuara, hurmat e qullta e të cara të vendosura në arka plastike e ndonjëherë të freskuara natyralisht në këto ditë me shi. Aty pranë tyre shiten dhe ullinj në kova të mëdha plastike dhe turshi gjithashtu. Më bukur tregtohet djathi dhe gjiza në kova, mbuluar me ca napa zgjyrë. Madje ta japin edhe ta provosh me dorën e tyre, nëse ka mjaftueshëm kripë. Hesapet në fund tregtari me duart me shëllirë i bën me mend dhe nuk ka letër as për faturë. …Diku në një kafene me muzikën në kupë të qiellit arrin të dëgjosh bisedat e të tjerëve që kthehen në ulërima. Dhe nuk kanë faj, për të uluritur ishte vërtet kur u dëgjua se ç’po flisnin. Një mik në lule të moshës kishte ndërruar jetë. Kanceri e kishte përpirë brenda pak muajsh. Pasi i shanë me rradhë spitalet dhe ilaçet që tregtohen në vend, nuk kishin ç’të zgjidhnin më dhe iu kthyen çështjes së kryeprokurorit për diskutim.

Etiketa: gjera qe ndodhinjeta dedja
Pas

Ish-fituesi i Topit të Artë i jep lamtumirën futbollit (FOTO)

Para

Korçë, nisin reshjet intensive të borës

Para
Nisin reshjet e dëborës në Korçë

Korçë, nisin reshjet intensive të borës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.