Anëtar themelues i partisë “Sfida për Shqipërinë” Gjergji Bojaxhi mendon se Reforma në Drejtësi shitet si një mënyrë për të pastruar politikën, por kjo nuk është e vërtetë pasi sipas tij Politika pastrohet vetëm nëpërmjet votës.
Këto deklarata Bojaxhi i ka bërë në edicionin e katërt të Forumit të Tiranës për Lirinë Ekonomike.
“Reforma në Drejtësi, publikisht është shitur si Por, politika pastrohet vetëm me votë. Kjo klasë politike ka ndërhyrë vazhdimisht në kushtetutë, me pretekstin për të sjellë ndryshime. Por, për të ndryshuar gjendjen dhe problemet, duhet të heqim dorë nga kornizat artificiale të krijuara nga politika”, tha Bojaxhi.
Ndër të tjera, Bojaxhi shprehet se korrupsioni nuk po e lë Shqipërinë të jetë një Republikë Parlamentare.
“Korrupsioni nuk fillon kur një parti është në pushtet. Për mendimin tim fillon që në gjenezë, sesi është krijuar një parti nga brenda. Ne pretendojmë se jemi një Republikë Parlamentare, përkundrazi ne jemi një Republikë ku vendimet merren nga ekzekutivi, nga Kryeministri”, shton Bojaxhi. (D.D/Shuplaka)