Një natë pas arrestimit të tij, avokati Gjergj Neli ka përfunduar në spital, për shkak se ka shfaqur probleme me shëndetin e tij. Pritet që edhe masa e sigurisë, Nelit ti bëhet e ditur në ambientet e spitalit pasi gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon që të jetë e pranishme në gjykatë.
Arrestimi u bë pasditen e djeshme, pasi policia ka gjetur avokatin Neli dhe bashkëshorten e tij, Shaqe Marinaj duke u konfliktuar me një shtetas.
Marinaj, e cila është njëherësh dhe zv/kryetarja e dhomës se avokatisë Lezhë, ka denoncuar ditën e sotme pranë SHCBA efektivin e policisë Myrteza Mehmeti, me pretendimin se ka ofenduar e dhunuar atë dhe avokatin Gjergj Neli.
“Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë”, njofton Policia.
Më pas avokati Gjin Neli është shoqëruar në Komisariatin e qytetit dhe më pas është arrestuar, ndërsa pritet që Gjykata të konfirmojë masën e sigurisë ndaj tij.
(E.K/Faxweb.al)