Manchester United, Chelsea dhe Tottenham kanë hyrë në garë për transferimin e Emiliano Martinezit.
30 vjeçari është njëri prej futbollistëve më të famshëm në botë pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën.
Aktualisht, portieri argjentinas është pjesë e Aston Villës prej nga planifikon të largohet gjatë verës.
Dhe, gazetari i “TyC Sports”, Gaston Edul konfirmon se tri klubet e mëdha angleze e duan portierin me përvojë, përcjell “Gazeta Express”.
Ai nuk ka ndonjë klauzolë të shkëputjes së kontratës dhe kjo gjë e vë Villan në pozitë të favorshme.
Mbetet të shihet se sa para do t’i kërkojë klubi nga Birminghami për heroin e Kombëtares së Argjentinës në finalen e Botërorit kundër Francës, mbi të gjitha me atë pritjen në vazhdime, e cila u konsiderua si historike.