16:42 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjiknuri i përgjigjet PD-së: Mos bëni politikë me çdo të vdekur nga fatkeqësitë njerëzore

13:06 | 04/02/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri raporton në Komisionin Hetimor për “CEZ”, debate mes mazhorancës dhe opozitës

Veçse keqardhje për Partinë Demokratike. Është shndërruar në forcën politike që nuk i reziston dot tundimit për të bërë politike me çdo të vdekur e fatkeqësi njerëzore. Në përpjekje për të fituar kapital politik mbi kufomat, çdo të vdekur e lidhin me një faturë energjie. Në vend që tu kërkojnë falje shqiptarëve, nxitojnë ti përdhosin.

Ju fton sot në protestë partia programi i vetëm qeverisës i të cilës është antishteti, kaosi dhe anarkia. Ju fton të protestoni ajo forcë politike që shiti asetet kombëtare të energjitikës për pazare të fëmiljes dhe çoi Shqipërinë në greminë financiare. Ju fton në protestë partia që varrosi sektorin elektroenergjitik me mbi 1 miliard dollar borxhe.

Koha kur mbi 45% e energjisë elektrike tolerohej dhe nxitej nga shteti që të vidhej ka marrë fund. Koha kur energjia elektrike tregtohej si mall këmbimi me vota në prag zgjedhjesh ka marrë fund. Koha kur shqiptarët e ndershëm, pavarësisht vështirësive financiare paguanin edhe për ata që vidhnin energjinë ka marrë fund. Shqiptarët e dinë mirë se borxhi i akumuluar që trashëgojnë sot ndaj sektorit energjitik ka si shkak pikërisht paaftësinë deri në krim të Partisë Demokratike e cila toleroi vjedhjen e energjisë dhe mos pagesën e faturave.

Askush nuk duhet të paguajë për atë që vjedh. Secili paguan atë që konsumon. Gjithëkujt i është krijuar dhe do ti krijohet mundësia të shlyejë detyrimet e prapambetura me këste. Janë 126 mijë konsumatorë që u është dhënë e drejta të përfitojnë nga zerimi i kamatëvonesave në një shumë totale përfitimi prej 155 milion dollarësh.

Etiketa: Damian Gjiknurifatkeqesipergjigja
Pas

Merr fund dilema, Partizani luan nesër në ‘’Selman Stërmasi’’. Policia e merr përsipër dhe angazhon 261 efektivë

Para

Rama nga Kosova drejt Turqisë: Drekë me Erdogan për aeroportin e Vlorës

Para
Rama nga Kosova drejt Turqisë: Drekë me Erdogan për aeroportin e Vlorës

Rama nga Kosova drejt Turqisë: Drekë me Erdogan për aeroportin e Vlorës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

Kriza humanitare në Gaza, Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.