Policia e Tiranës ka nisur marrjen e masave shtesë për ndeshjen që do të luhet nesër mes Partizanit dhe Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një ndeshje që ka hapur debat të madh dhe pakënaqësitë e tifozëve të Tiranës. Do të jenë 261 efektivë policie të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Ndeshja do të nisë në orën 17:00 por që në mesditë do të ketë bllokim të disa rrugëve. Ndeshja Partizani – Vllaznia, është e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton tifozët që në stadium nuk do të lejohen të futen bidonë uji, çakmakë, monedha çelësa metalik,sende te tjera te forta.
Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:
• Rruga “Emin Duraku”, Rruga “Gjin Bue Shpata” dhe rruga përball stadiumit “Selman Stërmasi”.
Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”, do të bëhet shoqërimi i tyre me Shërbimet e Policisë për të shmangur incidentet e mundshme.
Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit.
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur të shoqëruar nga Shërbimet e Policisë.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar 261 forca policie dhe 5 grupe FNSH -je. “Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të ekipeve dhe tifozeritë respektive për bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv sa me normal dhe të qetë”, shprehet Policia e Tiranës. (E.K/SHUPLAKA)