Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik foli në lidhje me dakordësitë që janë marrë gjatë mbledhjes së sotme.
Gjiknuri theksoi se është marrë dakordësi për rihapjen e kutive dhe nëse ka shkelje secili të ketë përgjegjësi.
Sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, Gjiknuri tha se PD, LSI dhe aleatët nuk kanë sjellë në tryezë një propozim konkret për ndryshimin e sistemit.
“Nuk ka sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit, as LSI dhe as PD, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në tavoline. Unë nuk mund të komentoj se çfare është diskutuar. PD dhe LSI nuk kanë sjellë asnjë propozim. Nëse ka kërkesë për trajtimin e sistemit zgjedhor ne jemi të hapur por do të shprehemi të fundit.
Nga ana tjetër, PD kërkoi edhe një propozim të saj në lidhje me sistemin e procesit të ankimit zgjedhor ku do të përfshijë dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese. Këtu mund të ketë probleme kushtetuese të cilat ekspertët morën kohë për të na kthyer përgjigje. Ne jemi të vendosur tek përfshirja e teknologjisë, por në atë masë që është e mundur dhe e rekomandueshme nga ekspertiza e ODIHR-it dhe nuk vë në pikëpyetje gjëra që nuk varen nga dora e njeriut.”- tha Gjiknuri.
I pyetur për një takim mes Ramës dhe Bashës, Gjiknuri tha se do të ishte një gjë në të mirë të vendit.
“Një takim mes Ramës dhe Bshës është në dorën e tyre dhe unë mendoj se i bën shumë mirë Shqipërisë. Ku ka më mirë se ludërët politike të këtij vendi, të ulën në një tryezë dhe të bashkkëbisedojnë sesi do të zgjidhen problemet edhe më të mëdha. Kur unë po takohem me PD-në, pse jo.”- tha Gjiknuri.