Gjimnazi ku Blerta Pepa 16-vjeçare vazhdonte studimet ka ndërmarrë një gjest të rrallë në nderim të adoleshentes që ndërroi jetë në spitalin “Continental” si pasojë e komplikacioneve që iu shfaqën si pasojë e anestezisë.
Pas marrjes së lajmit të hidhur, gjimnazi e ka nderuar 16-vjeçaren me një certifikatë mirënjohje për “Kontributin artistik në fushën e këngës në shkollën “Andon Zako Çajupi” gjatë vitit shkollor 2016-2017”
Blerta Pepa ndërroi jetë mesnatën e 16 majit pas komplikacionit të shkaktuar nga “Hipetermia malinje”. Pas vdekjes së saj, mjeku anestezist Tefik Zhurda tentoi vetëvrasjen në gjendje të rënduar psikologjike.
(XH.A/SHUPLAKA)