Pas shkollës fillore “Emin Duraku” që ju vu shiriti për shkak të dëmtimeve të shumta nga tërmeti, megjithëse ishte rikonstruktuar para 3 vitesh, një tjetër shkollë në kryeqytet i është vendosur shiriti.
Gjimnazi “Sami Frashëri” ka pësua dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në të nuk mund të zhvillohet mësim pa ndërhyrje.
Ndërkohë punonjësi i policisë që ishte i pranishëm në gjimnazin “Sami Frashëri”, teksa po hynte në portë, i ka mbetur kapelja tek shiriti i kuq.
Rikonstruksioni i këtij gjimnazi është bërë në korrik të 2018, por duket se ndërhyrja ka qenë jo në mënyrën e duhur nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Rreth 1000 nxënës të kësaj shkolle mësohet se do të zhvendosen te gjimnazet ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’ për të vijuar mësimin.