Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve njoftuan sot (23 maj) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim F. M., banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se ka qenë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.
“Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thanë burime zyrtare.
Kërkimet për 30-vjeçarin po vijojnë nëpërmjet gjurmimit.