Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka që drejton Partinë Agrare Ambientaliste, ka shprehur sinjale pozitive për krizën politike.
Ai deklaron se duket se gjithçka po shkon realizimit, do të ketë së afërmi një datë që do të jetë optimale edhe për opozitën, pavarësisht se nuk dihet nëse data do të jetë pas 2 apo 6 muajsh.
“U mor në shqyrtim paketa McAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj, e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik.
Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshme sigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit.
E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë, a është pas 2 muajash apo pas 6 muajsh, e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit. Unë gjykoj sipas mendjes time që jo vetëm në politike, por në biznes, jetë dhe kudo po deshe të dështosh shiheni njëri-tjetrin me dyshim, po deshe të ecësh përpara shiheni njëri-tjetrin me respekt, nuk dua ta huazoj atë fjalën e Metës, por e them sinqerisht me dashuri”,- është shprehur Agron Duka.
(XH.A/SHUPLAKA)