I shpallur mbret i Tajlandës pas vdekjes së babait të tij në 13 tetor 2016, Vajiralongkorn shihet i veshur bluzë të verdhë me bark të zbuluar dhe tatuazhet që i bien në sy.
Bodindradebayavarangkun është fotografuar teksa shëtiste në një qendër tregtare me veshje joformale. Filmimi fillimisht është postuar në “Facebook” dhe më pas është hequr nga rrjetet sociale, pas presionit të autoriteteve tajlandeze.
Vendi ka dënime të rënda për ata që përpiqen të ofendojnë monarkinë dhe burg deri në 15 vjet. Pamjet e publikuara më 5 maj, ekzistojnë akoma në disa faqe të “Facebookut” në Tajlandë dhe autoritet kanë kërcënuar se nëse këto faqe nuk e heqin videon do të marrin masa ligjore, transmeton repubblica.it “.
Vajiralongkorn është shpesh në qendër të polemikave për shkak të veshjeve të tij aspak të përshtatshme dhe për stilin e saj të jetës shumë larg protokollit mbretëror.
(S.SH/SHUPLAKA)