23:16 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gjobë subjekteve që shkelin rregullat e konkurrencës”, AKEP: Cilat janë masat e marra nga 2018-ta

17:25 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjobë subjekteve që shkelin rregullat e konkurrencës”, AKEP: Cilat janë masat e marra nga 2018-ta

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton se strukturat kompetente të tij  kanë kryer inspektime dhe verifikime të shumta në disa qarqe të vendit. Sipas AKEP, në përfundim të inspektimeve janë verifikuar dhjetra subjekte dhe për rastet ku janë evidentuara problematika në aspektin formal të ushtrimit të veprimtarisë.

Në këtë kopntekst, grupet e kontrollit kanë marrë masa administrative kundrejt subjekteve sipas legjislacionit në fuqi, deri në bllokim të aktivitetit.

“AKEP ka ushtruar edhe inspektime në distance, ku për shkelje të ndryshme të subjekteve ka ndërmarrë masat administrative “gjobë”, konkretisht:
–      Për vitin 2018 është marrë masë administrative “gjobë” ndaj 77 subjekteve.
Për vitin 2019 është marrë masë administrative “gjobë” ndaj 26 subjekteve.
Për vitin 2019 deri tani janë realizuar 47 inspektime të programuara dhe 187  inspektimeve në distance”, njofton AKEP.

Bëhet me dije gjithashtu se janë kryer inspektime me qëllim verifikimin dhe marrjen e masave të duhura juridike/teknike mbi plotësimin e detyrimit të operatoreve të komunikimeve publike për kufizimin e transmetimeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

AKEP thekson se në “skaner” të veprimtarisë së tij do jenë të gjitha subjektet, me qëllim që të garantohet konkurrenca e drejtë mes aktorëve ekonomikë.

 Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, ka mbikëqyrur në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e subjekteve dhe sipërmarrësve të cilët ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike publike duke siguruar konkurencë të ndershme në tregun e komunikimeve elektronike në Republiken e Shqipërise .

Në mënyrë të veçantë në dy vitet e fundit, inspektimet dhe kontrollet me objekt shmangien e informalitetit të mundshëm në tregun e komunikimeve elektronike, kanë qenë në fokus së punës së AKEP.

Strukturat kompetente të AKEP kanë kryer inspektime dhe verifikime të shumta në disa qarqe të vendit. Në përfundim të inspektimeve janë verifikuar dhjetra subjekte dhe për rastet ku janë evidentuara problematika në aspektin formal të ushtrimit të veprimtarisë, grupet e kontrollit kanë marrë masa administrative kundrejt subjekteve sipas legjislacionit në fuqi, deri në bllokim të aktivitetit.

AKEP ka ushtruar edhe inspektime në distance, ku për shkelje të ndryshme të subjekteve ka ndërmarrë masat administrative “gjobë”, konkretisht:

–      Për vitin 2018 është marrë masë administrative “gjobë” ndaj 77 subjekteve.

 Për vitin 2019 është marrë masë administrative “gjobë” ndaj 26 subjekteve.

Për vitin 2019 deri tani janë realizuar 47 inspektime të programuara dhe 187  inspektimeve në distancë.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë kryer inspektime me qëllim verifikimin dhe marrjen e masave të duhura juridike/teknike mbi plotësimin e detyrimit të operatoreve të komunikimeve publike për kufizimin e transmetimeve me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

Aktualisht strukturat inspektuese të AKEP, në koordinim edhe me institucione të tjera, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  (DPT) apo Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), janë duke kryer verifikimin dhe kontrollin e mbi dyqind subjekteve, të cilat si objekt të veprimtarise së tyre në QKB kanë deklaruar përveç të tjerave edhe shërbime telekomunikacioni apo postare ose në bilancet e tyre të depozituara pranë DPT kanë deklaruar të ardhura nga shërbimet e telekomunikacionit apo ato postare. Në këtë funksion, DPT dhe AKEP kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për të ndervepruar në një nivel te ri të shkëmbimit të informacionit dhe kontrollit, me qëllim forcimin e luftës kundër informalitetit, në subjektet që kryejnë veprimtari në fushën e komunikimeve elektronike. Ky memorandum i  hap udhë përcjelljes në mënyrë sistematike dhe dinamike të informacionit mes dy institucioneve dhe ngritjes së grupeve të përbashkëta të kontrollit apo inspektimeve.

Si rezultat i shtimit të inspektimeve të kryera nga AKEP në vitet 2018, 2019 por edhe për arsye të zhvillimit normal të tregut për rrjete dhe shërbime të komunikimeve elektronike, veçanërisht në disa zona pa rrjet dhe shërbime interneti, e parë gjithashtu edhe në aspektin e nxitjes nga AKEP të investimeve për zhvillimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, gjatë vitit 2018 dhe deri tani, janë regjistruar 70 subjekte të reja në AKEP, tregues ky i zhvillimit të konkurencës së ndershme në treg. Konkretisht:

–      Gjatë vitit 2018 janë regjistruar 36 sipërmarrës të rinj në AKEP, nga të cilët 29 sipërmarrës për ofrimin e shërbimit internet, 6 sipërmarrës për ofrimin e shërbimeve me vlere të shtuar dhe 1 sipërmarrës për shërbimin telefoni fikse.

–      Për vitin 2019 janë regjistruar 34 sipërmarrës të rinj në AKEP, nga të cilët 32 sipërmarrës për ofrimin e shërbimit internet, 1 sipërmarrës për ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar dhe 1 sipërmarrës për shërbimin telefoni fikse.

AKEP do të vijojë të ndjekë me prioritet këtë çështje, me qëllim zhvillimin e një konkurence të ndershme në tregun e komunikimeve elektronike në Republiken e Shqipërise.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: akep
Pas

Vranë avokatin grek në zyrën e tij, dënohen me burgim të përjetshëm tre shqiptarë

Para

LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në Shijak, humb jetën drejtuesi i mjetit, plagoset rëndë një tjetër (Video)

Para
LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në Shijak, humb jetën drejtuesi i mjetit, plagoset rëndë një tjetër (Video)

LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në Shijak, humb jetën drejtuesi i mjetit, plagoset rëndë një tjetër (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës/ Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës, në Tropojë dhe Has nuk ka nisur ende procesi

Nis numërimi i votave në Tepelenë, numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.