22:50 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vranë avokatin grek në zyrën e tij, dënohen me burgim të përjetshëm tre shqiptarë

17:12 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vranë avokatin grek në zyrën e tij, dënohen me burgim të përjetshëm tre shqiptarë

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët Klodian Lekocajn, Ibrahim Brahimai dhe Oldi Dulçes, të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur grek Michalis Zafiropoulos. Ngjarje e cila tronditi opinionin publik grek, dy vite më parë.

Prokurori Spiros Papas ka dhënë sot akuzën për vrasjen e avokatit Zafiropulos në tetor të 2017,  për tre shqiptarët duke thënë se:

“Unë sugjeroj të shpallen fajtor pasi kanë tentuar të shantazhojnë dhe kërcënojnë, dhe ne do të japim mesazhin për të gjithë se shteti përmes drejtësisë është i vendosur të mos kërcënohet ose shantazhohet. Ne nuk duhet të lejojmë askënd që ta kthejë shoqërinë në një shoqëri të Amerikës Latine, ku avokatët dhe gjykatësit do të jenë të armatosur për të mbrojtur veten e tyre “.

Me këto fjalë prokurori publik përshkroi rezultatin e gjykimit në Gjykatën e Qarkut të Përbashkët të Athinës. Sipas prokurit, Lekoçaj gjithashtu kërkoi para nga Floro përmes burgut për të ndryshuar dëshmitë e tyre në tentativën e vrasjes së avokatit Antonopoulou.

“Kështu që rezulton se mesazhi për Floro duhej të jeppej në çdo mënyrë. Kështu që të pandehurit pretenduan se ishin klientë dhe shkuan në zyrën e Michalis Zafeiropoulos. Sipas mendimit tim, ata kishin paracaktuar vrasjen e tij. Është një pretendim i rremë që ata thjesht donin ta plagosnin. Asnjë rezistencë nuk u dha nga viktima. Sikur të donin ta plagosnin, nuk do ta qëllonin viktimën në një distancë kaq të afërt. Ata madje vunë një shall. Kështu që mesazhi do të ishte i menjëhershëm dhe i realizueshëm, në mënyrë që Floros të mund të fitonte para nga frika”,- tha prokurori, duke kërkuar fajësinë e Klodian Lekoçajt, Ibrahim Brahimai dhe Oldi Dulces për vrasjen e Michalis Zafiropoulos.

“Viktima, duke nderuar emrin e familjes së tij, nuk lejoi që të shantazhohej. Michalis Zafiropoulos nderoi drejtësinë dhe shoqërinë.Vdekja e tij ishte mizore. Ishte një sakrificë,” përfundoi prokurori.

Ibrahim Brahimai i dënuar me burgim te përjetshëm si dhe plus edhe 11 vite te tjera ka pranuar se ai ka qëlluar Mihali Zafiropulon, gjithashtu me burgim të përjetshëm eshte denuar edhe Oldi Dulçe. Më 18 shtator Klodian Lekocaj është paraqitur për herë të fundit në Prokurorinë e Gjykatës se Lartë në Athinë, ku gjatë qendrimit te tij në burgun Koridallo ai eshte mbajtur i veçuar ne nje mbrotje te sigurise se lartë.

Etiketa: brahim Brahimaidenohen tre shqiptareklodian lekocajMichalis Zafiropoulosoldi dulcevrasja avokatit
Pas

Kadastra e Durrësit/ “Përplasje mes bandash”, Gjata: E kemi denoncuar me kohë prokurorin

Para

“Gjobë subjekteve që shkelin rregullat e konkurrencës”, AKEP: Cilat janë masat e marra nga 2018-ta

Para
“Gjobë subjekteve që shkelin rregullat e konkurrencës”, AKEP: Cilat janë masat e marra nga 2018-ta

"Gjobë subjekteve që shkelin rregullat e konkurrencës", AKEP: Cilat janë masat e marra nga 2018-ta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.