Në një episod të fundit të podcastit të Bill Gates, i cili quhet “Mos ngatërro mua me Bill Gates”, kemi mundur të mësojmë mendimin e miliarderit për rëndësinë e pushimit dhe gjumit të qetë.
Në një bisedë të zhvilluar me Seth Rogen, aktor amerikan dhe Lauren Miller Rogen, aktore, skenariste dhe regjisore, Bill flet për jetën e tij në të tridhjetat dhe të dyzetat.
Ai shpjegon se gjëja e zakonshme në rrethin e tij shoqëror ishte të mburrej se sa pak flinte.
Të konkurrosh me sa pak gjumë fle ishte mesa duket një shenjë epërsie. Pushimi i mjaftueshëm dukej se ishte antiteza e një personi produktiv në “stilin e suksesshëm” të jetesës amerikane.
Bill, në një fragment nga podkasti i tij, thotë se:
“Disa njerëz thanë ‘kam fjetur vetëm gjashtë orë’. Një djalë tjetër tha ‘kam fjetur vetëm pesë’ dhe ‘mirë, ndonjëherë nuk fle fare’. Dhe unë mendoja se “këta djem janë shumë të mirë, duhet të përpiqem më shumë, sepse gjumi është për dembela dhe është i panevojshëm”.
Tani, Bill Gates siguron se studimet që ka paguar vetë zbulojnë se gjumi i pakët është një nga shkaqet e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer.
Dhe këtu nuk po flasim vetëm për mendimin e Bill Gates.
E ashtuquajtura mjekësia e gjumit është një nga degët e shkencës që përpiqet të eksplorojë mënyrën në të cilën ne mund të përmirësojmë pushimin tonë dhe rrjedhimisht, cilësinë e jetës. Sipas studimit të publikuar në Journal of Clinical Sleep Medicine:
“Ekziston një nevojë e madhe për të theksuar më tej shëndetin e gjumit në arsim, praktikën klinike, kujdesin afatgjatë, promovimin e shëndetit publik, vendin e punës, etj Nevojiten më shumë kërkime në fushën e gjumit dhe ritmeve cirkadiane për të ekspozuar më tej rëndësinë e gjumit për shëndetin”.