07:50 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjunkshi sulmon Niko Peleshin: Tre ditë Dibra pa mish, po thurr një mega aferë korruptive

12:19 | 13/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjunkshi sulmon Niko Peleshin: Tre ditë Dibra pa mish, po thurr një mega aferë korruptive

Xhemal Gjunkshi deputeti i i PD-së në Dibër ka bërë sot akuza të forta ndaj ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.

Sipas demokratit, Dibra prej 3 ditësh është pa mish, pasi AKU ka bllokuar të gjitha thertoret pa asnjë shkak.

“Të urdhërosh një “klient të qeverisë”të mbledhë gjithë bagëtinë e Dibrës , ta therësh në Lezhë dhe tua shesësh Dibranëve kjo s’është parë e dëgjuar. Jo vetëm se rrit çmimin me 300 lekë për kile por ne Dibranët e kemi qejf të konsumojmë produktet e vendit , paçka se qeveria juaj erdhi me “harxhe” me vete…”, shprehet deputeti i PD-së.

 Ai thekson më tej se Peleshi po thurr një mega aferë korruptive.

“Në emër të shtetit Niko Paniku po krijon një mega aferë korruptive, një monopol të tregut të mishit. Në përpjekje për të mbështetur nje bande kliente të qeverisë Nikua po bën “tufëzimin” e dytë pas atij që bëri “idhulli” i tij në 1981 kur i tufëzoi të gjitha bagëtitë.”, përfundon ai. 

REAGIMI I PLOTË:

Nga dita kur kam pranuar të përfaqësoj zërin e Dibranëve në Kuvend , kam bërë një pakt me veten se do të ulem , të dëgjoj dhe të ngre zërin për ta . Të djathtë apo të majtë qofshin , ato janë Dibranë dhe hallet i kanë të përbashkëta. Prej dy ditësh kam parë nga afër se si një urdhër i AKU-se (të cilën Rama e ka quajtur vatër infeksioni) ka bllokuar të gjitha thertoret dhe pikat e therjes pa asnjë shkak. Shqetësimit të tregtarëve nuk denjoi t’i përgjigjej Kryetari Bashkisë e as Drejtori i AKU-se Agron Cara.

Me siguri urdhri i Nikos ishte ligj. Tregtarët e mishit dhe kasapët pritën një takim me ministrin Niko Paniku ,por ky i fundit nga paniku i injoroi sa i detyroi ta zënë për xhakete . Në fakt s’kishte çtë bënte tjetër pasi thertoret janë mbyllur për mustaqet e Çelos , pse inspektori ka parë një mizë apo se mungon një lavaman brenda stallës së viçave. Në emër të shtetit Niko Paniku po krijon një mega aferë korruptive, një monopol të tregut të mishit. Në përpjekje për të mbështetur nje bande kliente të qeverisë Nikua po bën “tufëzimin” e dytë pas atij që bëri “idhulli” i tij në 1981 kur i tufëzoi të gjitha bagëtitë.

Të urdhërosh një “klient të qeverisë”të mbledhë gjithë bagëtinë e Dibrës , ta therësh në Lezhë dhe tua shesësh Dibranëve kjo s’është parë e dëgjuar. Jo vetëm se rrit çmimin me 300 lekë për kile por ne Dibranët e kemi qejf të konsumojmë produktet e vendit , paçka se qeveria juaj erdhi me “harxhe” me vete…

Çpo ndodh në Dibër ?

Prej tre javësh tregu ska fare mish.

Prej tre javësh spitalet janë pa mish.

Prej tre javësh çerdhet dhe kopshtet janë pa mish.

Prej tre javësh qytetarët janë pa mish.

Por aq sa e ndali diktatori që adhuron Niko Paniku aq mund ta ndalin edhe këto pasardhësit e tyre. Dibra ka mbajtur Tiranën me mish të freskët vendi , ndaj ta harrosh ti dhe kushdo klient i sojit tuaj se mund të detyroni Dibranët të hanë mishin e ngrirë që si dihet nga e ka prejardhjen.

Ti Niko veç sa po i nxit Dibranët drejt informalitetit si në diktaturë . Ti Niko dhe “paniksa” si puna jote bëhuni burra dhe pritni e sqaroni Dibranët , tërhiquni sa nuk është vonë nga ky vendim absurd dhe Megakorruptiv. (J.V/Faxweb)

 

 

Etiketa: dibermishiniko peleshiXhemal Gjunkshi
Pas

Gjyqtari Shkëlqim Miri mbetet në burg, Gentian Doda arratiset nga Shqipëria

Para

Vrau gruan e tij gjyqtare, del ekspertiza mjeko-ligjore për Fadil Kasemin

Para
Vrau gruan e tij gjyqtare, del ekspertiza mjeko-ligjore për Fadil Kasemin

Vrau gruan e tij gjyqtare, del ekspertiza mjeko-ligjore për Fadil Kasemin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Këmbimi valutor sot/Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

Mot i qëndrueshëm dhe ideal për bregdetin këtë të enjte

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.