16:12 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata anulon ndërtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica, nëndegë e Vjosës

19:11 | 11/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata anulon ndërtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica, nëndegë e Vjosës

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të mërkurën shfuqizimin e akteve administrative lidhur me planifikimin e ndërtimit të katër hidrocentraleve mbi lumin “Shushica”, nëndegë e lumit Vjosa, shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023.

Vendimi erdhi pas padisë së 28 banorëve të fshatit Brataj të Vlorës dhe dy shoqatave mjedisore, “EcoAlbania” dhe “Impetus”, që kundërshtonin ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas padisë banorët kundërshtonin Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, dhe kontratën dhe lejen mjedisore për projektin e ndërtimit të HEC-ve, miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përfitim të shoqërisë “Shushica Hydropower” .

Projekti i hidrocentraleve parashikonte përdorimin e ujërave të lumit Shushica për 35 vjet për prodhim energjie.

Në vendimin e saj gjykata i gjeti legjitime palët paditëse, komunitetin e banorëve dhe dy organizatat dhe vendosi anullimin e akteve që i hapnin rrugë ndërtimti të 4 hidrocentraleve, ndërkohë që nga përfaqësuesit e institucioneve nuk është deklaruar nëse do ta ankimojnë vendimin.

“Pas gati 3 vitesh, u shpërblye puna dhe dedikimi ynë si ekip i fushatës për mbrojtjen e Vjosës dhe avokatëve, në përpjekjen e vazhdueshme për të mbrojtur Vjosën dhe degët e saj nga projektet shkatërruese, tha Besjana Guri, përfaqësuese e “EcoAlbania”.

“Besojmë se autoritet do të reflektojnë pas këtij vendimi, i cili vjen në kohën kur Vjosa është shpallur Park Kombëtar, duke e mos apeluar atë” , shtoi ajo.

Organizata “EcoAlbania” tha përmes një deklarate se kjo është një fitore e rëndësishme për Shushicën dhe për Vjosën, por edhe per jurisprudencën Shqiptare.

Sipas “EcoAlbania “, vendimi nga pikpamja e praktikës gjyqësore është një hap cilësor përpara sepse i hap rrugë mundësisë që një kontratë administrative të mund të kundërshtohet gjyqësisht nga publiku, pa qenë palë kontraktore”.

Ndërkohë një tjetër padi lidhur me shfrytëzimin e lumit “Shushica” në dëm të banorëve të zonës po shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Lushnjë.

Komuniteti i banorëve dhe organizatat mjedisore kundërshtojnë projektin e ujësjellësit të Himarës, që parashikon devijimin e burimit kryesor të lumit Shushica për të furnizuar këtë bashki.

Komiteti i Konventës së Bernës, pak ditë më pare, në takimin vjetor në Strasburg, e përshëndeti qeverinë shqiptare “për pezullimin e punës në projektin e furnizimit me ujë në bashkinë e Himarës, duke ndjekur udhëzimet e ofruara nga eksperti i Organizatës Botërore për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), dhe për të përfshirë komunitetet lokale në diskutime dhe procese vendimmarrëse”. VOA

Pas

Siria me kryeministër të përkohshëm; Mbështetet nga rebelët

Para

Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon se nuk do të përfshihet në Siri, a është e mundur?

Para
VOA: Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e brendshme

Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon se nuk do të përfshihet në Siri, a është e mundur?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca, Britania dhe Gjermania zhvillojnë takim në Stamboll me Iranin për bisedimet bërthamore

Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj dhe 5 të tjerë, nën akuzë për shpërdorim detyre, çështja kalon për gjykim në themel

Anesti jetoi në heshtje, vdiq në dhimbje- Kryeplaku: E qëlluan në syrin tim, nuk kishte më jetë në shtëpinë e tij

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.