Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia avokatin e Korçës Arben Lena, të arrestuar për korrupsion. Lena do të qendrojë në masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve.
Ai u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në gjykatën e Apelit te Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh.