14:43 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gjykata e Strasburgut vendos kompesim financiar, qeveria borxh ish-pronarëve 18.2 milion euro

08:25 | 28/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjykata e Strasburgut vendos kompesim financiar,  qeveria borxh ish-pronarëve 18.2 milion euro

 

Qeverisa shqiptare mbetet borxhlie ndaj të gjithë ish-pronarëve që kanë fituar të drejtën e kompesimit financiar nga Gjykata e Strasburgut. Qeverisa shqiptare është borxhlie prej 18.2 milion eurosh ndaj ish-pronarëve. Sipas BIRN qeveria nuk ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës Europioane të të Drejtave të Njeriut për katër çështje  duke kapur këtë shifër borxhi  në buxhetin e këtij viti.

Orhan Jegeni është një qytetar i cili të drejtën e kompesimit e fitoi nga Gjykata e Strasburugut. Gjykaka Europinae e të Drejtave të Njeriut vendosi që familjes së Jegenit  duhet t’i paguajë 3.3 milion euro për pronën që rregjimi komunist jua kishte marrë pas Luftës së Dytë Botërore. Këtë vendim Gjykata e ka marrë më 17 mars, duke e dertyruar qeverisnë shqiptare ta paguajë. Deri më tani vonesës prej 3.3 milon eurosh ju është rritur interesi prej 60 mijë euro për shkak të vonesës së pagesës nga ana e qeverisë. Çdo muaj vonesë për kthimin e parave i kushton qeverisë shqiptare 10 mijë euro në muaj, të cilat shkojnë të gjitha për familjen Jegeni.

Vendimi i 17 marsit nga gjykata mban  emrin “ Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë” dhe përfishin një numër të familjeve dhe ish-poronarëve  të cilët kanë nisur akuza kundër qeverisë për  konfisikim të pasurive të tyre. Shuma totoale që qeveria shqiptare duhet t’u kthejë ish- pronarëve është 10.7 milion euro. Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka lëshuar edhe tre vendime të tjera  me vlerën  7.5 milion euro, totali shkon në 18.2 milion euro.

 Ministria e Financave e pyetur nga BIRN nëse janë bërë këto pagesa, kjo e fundit nuk ka marrë përgjigje.Nëse shteti shqiptar nuk ka paguar ende këto shuma  vetëm gjobat kanë arritur 296.000 euro deri më tani.

 

Përgjigja e Financave

Fillimisht Ministria e Financave nuk ka dhënë informacion të saktë për BIRN. Kur BIRN-i kërkoi të dijë nga ministria nëse ata kanë paguar ndonjërin nga kompensimet dhe sa është shuma, ministria nuk arriti të japë një përgjigje të qartë. “Aktualisht, mundësitë për pagesën e pjesës më të madhe të detyrimeve janë gjetur, si dhe me ndryshimet në buxhetin e vitit 2016, po bëhen përpjekje të japin vendimet e mësipërme (katër vendime për çështjen e pronave gjatë vitit 2016) dhe interesin e çdo dite vonesë”, thuhet në përgjigje. Sokol Puto, një avokat i cili ka mbrojtur ish-pronarët në Strasburg, tha për BIRN-in se Shqipëria ishte e detyruar të paguajë në përputhje me vendimin e gjykatës, ashtu siç e ka miratuar Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Procesi i kompensimit është monitoruar nga një komitet i Këshillit të Europës. Fondi rezervë në të cilën qeveria duket se është mbështetur në vitin 2016 është përdorur për lloje të ndryshme të emergjencave, por nuk është i përshtatshëm për të mbuluar pagesa të mëdha si në këto raste. Megjithatë, qeveria beson se ligji i ri për pronat i miratuar në vitin 2015 do të sigurojë kompensim të ligjshëm për të gjithë pronarët e mëparshëm. Në ligjin e ri, qeveria u zotua për të vënë mënjanë rreth 400 milionë euro dhe 23.000 hektarë të tokës bujqësore për përdorim për më shumë se 10 vite për të kompensuar rreth 26.000 raste. Ligji gjithashtu parashikon që ish-pronarët mund të kompensohen me asete fizike. “Me miratimin e ligjit të ri të pronave, çështja e pronave është zgjidhur plotësisht dhe eliminon kostot e paparashikuara që vinin nga Strasburgu në lidhje me këtë çështje”, shkruhet në deklaratën e ministrisë, dërguar për BIRN-in. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Gjykata e Europiane e te drejtave te njeriutish-pronarevekompesim financiar
Pas

Punësimi në Gjermani, shanset për shqiptarët dhe kushtet për bashkim familjar

Para

Tragjedia në Tepelenë, nëna e kishte mbuluar foshnjën me trupin e saj për ta mbrojtur

Para
Tragjedia në Tepelenë, nëna e kishte mbuluar foshnjën me trupin e saj për ta mbrojtur

Tragjedia në Tepelenë, nëna e kishte mbuluar foshnjën me trupin e saj për ta mbrojtur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për një sërë veprash penale

Goditja ndaj opozitës në Turqi: Arrestohen tre kryetarë të tjerë bashkie nga CHP

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje bizneseve për lirim të hapësirave publike

Gjirokastër/Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione policore, në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.