Kanë kaluar rreth një muaji nga momenti kur Ben Blushi themeloi partinë e tij të re ‘LIBRA’ Ditën e sotme gjykata e ka aprovuar këtë parti. Lajmin e ka bërë të ditur vet deputeti i cili shoqëruar me një karikaturë të Bujar Kapexhiut shkruan se tashmë LIBRA është një organizatë legale.
Vitin e ardhshëm Libra do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në qershor. Krerët e saj nuk janë shprehur ende për koalicionet e mundshme që do të bëjnë.
‘’SOT LIBRA KA MARRË APROVIMIN NGA GJYKATA E TIRANES. JEMI NJË ORGANIZATË LEGALE ! URIME TË GJITHËVE MIQËSISHT ME KËTË KARIKATURË TË MIKUT TIM BUJAR KAPEXHIU.’’- shkruan deputeti Blushi në facebook.