21:28 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjyqtari Shkëlqim Miri mbetet në burg, Gentian Doda arratiset nga Shqipëria

12:17 | 13/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjyqtari Shkëlqim Miri mbetet në burg, Gentian Doda arratiset nga Shqipëria

Gentian Doda, personi që gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet për korrupsion pasi i ndryshoi akuzën është larguar nga vendi, raporton ‘’Fax News”. Dyshimet e para janë që Doda ka lënë vendin duke u arratisur nga Pika Kufitare e Morinës. 

Gentian Doda është ekstraduar nga SHBA-ja në 12 korrik të vitit 2012, pasi ishte i akuzuar për vrasjen e dy personave. Doda është i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera deri sa në vitin 2010, në Tiranë, është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte.

Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur të rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur, aksidentalisht, Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën. Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale. Çështja ndaj tij u shqyrtua edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi që gjykimi ndaj tij të zhvillohej sërish në gjykatën e shkallës së parë të Matit. Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Matit kërkon dënimin e tij me 20 vjet burg. Prokuroria nuk e ka akuzuar të pandehurin edhe për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”, për faktin se autoritetet amerikane e lejuan ekstradimin e tij vetëm për veprën e vrasjes.

(E.K/FAXWEB)

 

Pas

Tërmet 6.5 ballë në Kosta Rika, priten lëkundje të tjera, qeveria paralajmëron qytetarët

Para

Gjunkshi sulmon Niko Peleshin: Tre ditë Dibra pa mish, po thurr një mega aferë korruptive

Para
Gjunkshi sulmon Niko Peleshin: Tre ditë Dibra pa mish, po thurr një mega aferë korruptive

Gjunkshi sulmon Niko Peleshin: Tre ditë Dibra pa mish, po thurr një mega aferë korruptive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend një deputet të PD, mbetet jashtë Bardh Spahia dhe Edona Bilali nga PS

Numërohen votat e listës së hapur, kush nga kandidatët e PD ka marrë më shumë vota

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj. Jashtë dy ish-deputetët Gjunkshi dhe Spahiu

Berati vijon numërimin e votave për kandidatët, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.