Gjendja shëndetësore e gjyqtarit të Gjykatës së Kurbinit, është rënduar. Prej disa ditësh është i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gjyqtari vuan edhe nga astma pasi gjyqtari ka punuar 15 vite në minierë. Ndërkohë, në gjykatën e Kurbinit kanë rezultuar të infektuar edhe dy gjyqtarë të tjerë.
Ndërkohë, mësohet se Covid 19 ka hyrë dhe në institucionet më të larta të drejtësisë, përfshirë GJKKO dhe SPAK. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në GJKKO dhe SPAK kanë rezultuar 5 persona të prekur me Covid, ndërkohë që puna vijon si normalisht në institucione.
Më herët burimet bënë me dije se të prekur me Covid 19 ishin dhe tre prokurorë të Tiranës, dhe si masë paraprake është marrë pezullimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve për 15 ditë.
Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, janë prekur 12535 persona nga Covid 19, ndërkohë që 364 prej tyre nuk kanë mundur dot që të fitojnë betejën dhe kanë ndërruar jetë.(A.M/Faxweb.al)