Kind Cecile Eledge, 61 vjeç, është bërë pjesë e të gjitha faqeve kryesore në mediat ndërkombëtare, pasi pavarësisht moshës së saj ka sjellë në jetë fëmijën e të birit 32-vjeçar, i cili është gay.
Matthew, 32 vjeç, dhe Elliot Dougherty, 29 vjeç, të cilët janë të martuar, kërkonin të kishin një fëmijë.
Dhe për këtë, në ndihmë iu erdhe mamaja e Mattheë, e cila mbajti në trup fëmijën e krijuar nga vezoret e motrës së Elliot, e cila edhe pse 26 vjeç, nuk e mbajti fëmijën në trupin e saj.
Kind Cecile Eledge bëri fillimisht disa analiza dhe u arrit në përfundimin se ajo mund të sillte në jetë sërish një fëmijë, pasi kishte trupin e një 40-vjeçareje.
Pas lindjes, 61-vjeçarja e cila ka më shumë se tre dekada që kishte sjellë për herë të fundit në jetë një fëmijë dhe prej 10 vitesh është në menopauzë, tha se u ndje shumë mirë gjatë shtatëzanisë dhe se ishte gati ta bënte sërish këtë gjë.