Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në mbi 20 fshatra të Lezhës ku ndërprerja vijon prej më shumë se 24 orësh.
Aktualisht problem me energjinë elektrike ka në njësitë administrative Dajç, Blinisht, Balldre, Kallmet, Kolsh dhe disa zona periferike të qytetit.
Gjatë ditës së sotme përmbytje ka pasur edhe në Velipojë e Durrës. Në Velipojë uji ka vërshuar në katet e para të banesave dhe të bizneseve duke shkaktuar dëme materiale pasi niveli i ujit është rreth 30 cm.
Ndërsa në qytetin e Durrësit të përmbytura janë disa rrugë pranë stadiumit dhe te shëtitorja Taulantia.
Mësohet se shkak i përmbytjes është bërë bllokimi i kanalizimeve.