Mbi 35 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Stavroupoli të Selanikut, ndërkohë që në pranga ka rënë një cift shqiptarësh.
Mesditën e djeshme, gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga një 42 vjecar shqiptar, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 35 pako që përmbanin 35 kg 692 gram marijuanë.
Gjatë kontrollit të banesës së tij dhe të një shqiptareje 44 vjece, po në të njëjtën zonë, u gjetën dhe sekuestruan edhe 38 kg 117 gram marijuanë, 1 peshore elktronike, pajisje amballazhi, 820 euro dhe 2 celularë. U sekuestruan edhe 2 automjete që përdoreshin nga 42 vjecari shqiptar.
Siç rezultoi nga hetimi, të arrestuarit ishin anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar që importonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria dhe kishin rolin e marrjes, transportit, fshehjes dhe trafikimit të mëtejshëm të sasive të marijuanës.
Prej fillimit të vitit, në zona të ndryshme të Greqisë, janë sekuestruar rreth 914 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.