Një sherr ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku një 20 vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me grushta ish të dashurën e tij.
I riu me iniciale S.P., 20 vjeç, banues në Shkodër është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka goditur me grushte ish-të dashurën e tij me iniciale S.Y., 21 vjeçe.
Njoftimi i policise:
Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P, vjeç 20, banues në Shkodër pasi dyshohet se në qendër të plazhit Velipojë, ka përndjekur dhe ka goditur me grushte, ish të dashurën shtetasen S.Y, vjeç 21. Nenet 121/a e 90 të Kodit Penal.
(S.SH.Shuplaka)
Discussion about this post