Pas dy orësh negocim me Policinë e Korçës, 30-vjeçari Daneil Morava që plagosi një bashkëmoshatar me thikë ka rënë në duart e bluve të qytetit juglindor.
Morava ishte mbyllur në banesën e tij në katin e pestë në Korçë duke mbajtur sëpate në dorë. Prej dy orësh ai nuk nuk pranonte të dorëzohej në polici.
Sipas policisë, autori me probleme mendore ka gjuajtur disa herë me thikë një të ri i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë ku po merr ndihmën mjekësore.
(M.D/Shuplaka)