Një rast dhune është shënuar së fundmi në qytetin e Elbasanit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik të këtij qyteti.
Një shtetas i identifikuar si Andrea Vogli 32 vjeç, banues në Cërrik, është vënë në prangat e policisë.
Ai akuzohet se ka goditur me grushte mjekun e rojës me iniciale A.H, 39 vjeç.
Ende nuk dihen motivet e këtij akti, ndërkohë që i riu është shoqëruar në Komisariat. Ai akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës”.
(XH.A/SHUPLAKA)