Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas arrestimit të disa personave të fisit Bajri në Shkodër, mes tyre Safet Rustemit, i cili është një nga kriminelët më të kërkuar në Belgjikë.
Xhafaj thotë se ‘’Forca e Ligjit” ka verpuar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Holandë, me disa të arrestuar nga grupet më të rrezikshme që operojnë në veri të Shqipërisë.
Reagimi i Xhafajt:
Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit.
Mbrëmjen e djeshme në dy operacione në Shkodër dhe nëq Tiranë mësohet se janë zbatuar rreth 15 urdhër ndalime për pjestarë të fisit Bajri në Shkodër, të cilët dyshohet se vinin gjoba për biznesmenë në Shkodër.
Sipas Xhafajt në orën 10 të paradites së sotme do të jepen dhe detajet e operacionit në një konferencë nga ana e policisë.
(E.K/FAXWEB.AL)