Në Krujë janë arrestuar dy persona pasi grabitën nën kërcënimin e armës dhe maskave një 18 vjeçar.
Policia e Krujës ka arritur ti kapë, pasi i vodhën një automjet Benz dhe një celular një 18-vjeçari. Në pranga ranë Medi Karaj 27 vjeç dhe Azem Hasa 25 vjeç të dy nga Fushë-Kruja. Nga policia janë sekuasteruar një armë zjarri, 2 krehëra, 60 fishekë dhe një automjet.
Detaje:
Mësohet se mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, dy grabitësit e maskuar i kanë dalë përpara 18-vjeçarit K.X banues në në Halil të Fushë-Krujës duke i vjedhur mjetin tip Benz dhe një telefon celular (I-Phone 6 S)
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët janë angazhuar maksimalisht në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vijim të punës hetimore të kryer është arrestuar në flagrancë njëri nga autorët e dyshuar, Medi Karaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni i vjedhur (I-Phone 6 S). Në vazhdimësi të kërkimeve të kryera, rreth orës 00:10, në Krastë kanë identifikuar dhe arrestuar Azem Hasën, i cili lëvizte me armë dhe fishekë në mjet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri automatik model AK 47 dhe 2 krehera me 60 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
(J.V/Shuplaka)