Ndërkohë që fliste për për 4 të arrestuarit e grabitjes së Rinasit gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se një prej këtyre të arrestuarve ka luftuar në Afganistan, dhe madje detajet gazetari i dinte nga një vizitë që i kishte bërë në shtëpinë e tij në 2006-ën.
Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për 38-vjeçarin Oltian Veselin i cili ishte kthyer në Shqipëri nga forcat amerikane kur luftonte kundër talebanëve në Afganistan.
“I kam shkuar në shtëpi në Oltian Veseli. Në atë kohë sapo ishte depërtuar nga Afganistani. Ka ikur në 2003 për të bërë studime teologjike, kishte bërë stërvitje. Ka jetuar në Jemen dhe Pakistan. Ishte futur të luftonte është arrestuar nga marinast amerikanë në një përplasje me talebanët. Është arrestuar në Afganistan dhe në 2005 i është nënshtruar një hetimi. Në 25 qershor të 2006 ai është riatdhesuar në Shqipëri, nuk ta jepte përshtypjen që kishte bërë atë. Ishte stërvitur nga muxhahedinët. Ai thoshtë që: Allahu më vuri në provë dhe unë i mbijetova”, ka thënë gazetari.
Po ashtu gazetarja Klodiana Lala ka treguar se ai është futur në pistë dhe është autori që mban automatikun në foton e publikuar nga mediat.