Në avionin me të cilin do të trasportoheshin 10 milionë Euro drejtë Vjenës ishte pasagjer ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
Sipas gazetares investigative Klodiana Lala kjo gjë është konfirmuar gjatë kohës kur pasagjerët janë marrë në pyetje nga policia.
“Në avionin që do të nisej nga Tirana drejt Vjenës ishte dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Kjo ështe konstatuar në momentin kur Policia ka hyrë brenda në avion dhe ka pyetur pasagjerët.”- u shpreh gazetarja.
Ndërkohë që ngjarja ndodhi pasditen e sotme, policia ende nuk e ka zbardhur identitetitn e grabitësit i cili humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Deri tani e vetmja gjë që është zyrtare është shumë e parave prej 10 milionë Euro dhe grabitësi i cili ka humbur jetën.