09:43 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Grabitja në Rinas, Qato: Policia e dinte për transportin e parave

18:22 | 11/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitja në Rinas, Qato: Policia e dinte për transportin e parave

Policia e Shtetit kishte dijeni për lëvizjen e parave të Bankës Kombëtare Tregtare drejt aeroportit të Rinasit, përpara se të kryhej grabitja, por nuk kishte informacion për shumën që po transportohej. Të paktën kështu është shprehur Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”.

“Ne në bashkëpunim me bankat dhe shoqëritë marrim njoftim, por jo për sasinë monetare. Marrin masa për të lehtësuar trafikun, për sigurinë është detyrë e policisë private të marrë sigurinë. Ne kemi detyrë ligjore që të sigurojmë gjithë vendin, por jo eskortat. Në Shqipëri ka përditë transferta të tilla, ndaj nëse i ngarkohen policisë kjo detyrë duhet të bëhen ndryshime ligjore.”, tha ai.

INTERVISTA

A mban Policia e Shtetit përgjegjësi për këtë ngjarje?

Altin Qato: Policia me të gjithë kapacitetet e veta po punon për kapjen e autorëve, po ku cedon siguria? Dhe na takon neve për ta analizuar pasi dihet që shoqëritë private që bëjnë këto transportime certifikohen nga Policia e Shtetit. Prandaj ne na duhet të marrim masat për të eliminuar këto të meta. Shoqëritë private janë biznese dhe regjistrohen në bazë të të gjitha rregullave të shtetit, por licencohen edhe nga policia në lidhje me sigurinë. Ato duhet të plotësojnë gjithë kriteret, dhe i plotësojnë kur certifikohen, por me kalimin e kohës ka dhe shkelje.

Grabitja ka ndodhur aty ku ka tre komisariate, çfarë i favorizon grabitësit në këtë aks rrugor?

Altin Qato: Kjo është një zonë me risk brenda kryeqytetit dhe policia është më e organizuar, por ky është një aks që jo se mungojnë shërbimet por nuk janë si në qytet. Ka patrullë në këtë aks rrugor për të marrë masa nëse ndodh ngjarja kriminale.

A është e mjaftueshme vetëm 1 patrullë?

Altin Qato: Ne i kemi shtuar një patrullë që rri tërë kohës në këtë aks rrugor. Ka patur 1 patrullë atë ditë. Ka pasur 2 ngjarje të tilla në këtë segment, por s’mund të themi se kjo rrugë është jashtë kontrollit. Me 2 ngjarje nuk mund të themi që kjo rrugë është jashtë kontrollit.

Do pajisej me kamera sigurie kjo zonë, pse nuk ndodhi?

Altin Qato: Nuk është detyrë e policisë për të vendosur kamera në rrugë, por është enti rrugor. Ne madje insistuam që ne të përcaktojmë të gjitha akset rrugore ku ka risk, ky ligj është miratuar por pritet të vihet në zbatim.

Në studio paralele ishte edhe ish-drejtuesi i lartë në policinë e shtetit, Ismail Elezi

 Z.Elezi, cila është përgjegjësia e policisë për këtë ngjarje?
Qato pranon që jo të gjitha masat janë të realizueshme, por në një periudhë 2 vjeçare, në këtë aks rrugor kanë ndodhur grabitje të vlerave të mëdha monetare. Drejetori i Përgjithshëm duke pasur parasysh që këto kompani janë jashtë parametrave ka nxjerrë edhe një letër ku përcaktohet se ç’duhet të bëjë Policia e Shtetit për të ndaluar këto fenomene.

Ismail Elezi: Në çfarë kushtesh po lëvizin 2.7 mln euro? Një patrullë policie ishte. Jam i bindur që ka pasur patrullë, por që nga Qafë-Kasahri kanë qenë më afër se 12 km. Shkrepen armët dhe askush nuk reagon. Del ministri i Brendshëm del dhe thotë: Njerëzit kanë vëmendje të filmojnë dhe nuk reagojnë.

Jeni në dijeni të këtij urdhri që thotë zoti Elezi?

Altin Qato: Jam në dijeni. Ka pasur një vonesë në njoftimin qoftë nga qytetarët, pasi ne presim që të na njoftojmë se jemi partner. Nuk mund të bëhet kurrë puna pa bashkëpunim. Të njëjtin defekt që kemi parë në këtë shoqëri, ishte se ajo nuk funksionoi si duhet duke bërë sinjalizimin për rastin. Njoftimi ka ardhur me vonesë. Patrulla e kishte të vështirë që të ecte, pasi ishte bllokuar rruga dhe eci në këmbë.

 Kanë kaluar dy blinda për të transportuar paratë në Rinas. Kishin informacion që do iknin dy blindat me para drejt Rinasit?

Altin Qato: Ne në bashkëpunim me bankat dhe shoqëritë marrim njoftim, por jo për sasinë monetare. Marrin masa për të lehtësuar trafikun, për sigurinë është detyrë e policisë private të marrë sigurinë. Ne kemi detyrë ligjore që të sigurojmë gjithë vendin, por jo eskortat. Në Shqipëri ka përditë transferta të tilla, ndaj nëse i ngarkohen policisë kjo detyrë duhet të bëhen ndryshime ligjore. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: qato
Pas

Drejtori i Rendit për grabitjen në Rinas: U krye nga 6 persona

Para

Kandidaturat për organet e Vettingut, Havari: Gjylbegu i ka shërbyer regjimit komunist!

Para
Kandidaturat për organet e Vettingut, Havari: Gjylbegu i ka shërbyer regjimit komunist!

Kandidaturat për organet e Vettingut, Havari: Gjylbegu i ka shërbyer regjimit komunist!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.