Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Bulqizës është paraqitur një person në, i cili ka denoncuar se dy persona të paidentifikuar e kanë grabitur.
Shtetasi A.D, 58 vjeç banues në Fushë-Bulqizë, ishte roje tek ish parku i minierës në Qytet të Ri Bulqizë, ku ka deklauar se dy personat kanë vjedhur rreth 24 copë shina galerie.
DETAJE:
Rreth orës 01.15, dy persona të paidentifikuar kanë prerë rrjetën rrethuese dhe janë futur brenda rrethimit të ish parkut ku me anë të një fashete kanë lidhur shtetasin e lartëpërmendur dhe me anë të një automjeti me karroceri dyshohet të kenë vjedhur rreth 24 copë shina galerie (që shërbejnë për transport brenda galerive të kromit) me gjatësi nga 6 metër secila.
Shtetasi A.D, ka deklaruar se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.