Dënohen nga gjykata e Turqisë me burgim të përjetshëm 40 persona të cilët kishin marrë pjesë në komplotin për të vrarë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
Shumica janë ish-ushtarë nga forcat speciale turke, të akuzuar për nisjen e një operacioni në hotel, ku z. Erdogan ishte në pushime.
Bëhet fjalë për ngjarjen e grushtit ushtarak të dështuar të vitit të kaluar e cila bëri shumë bujë. Vendimi është i marrë nga gjykata pas një seri gjyqesh ku u përfshinë qindra pjesmarrës të dyshuar , por në fund u dënuan vetëm 40 persona raporton “BBC News”.
Turqia akuzon Fetullah Gulen për të qenë pas grushtit të shtetit dhe shumë nga ata që janë arrestuar ose janë larguar nga rolet e tyre janë akuzuar se janë në mesin e ndjekësve të tij. Lëvizja “Gulen” tani konsiderohet një organizatë terroriste në Turqi.
Gulen, i cili jeton në SHBA dhe mohon çdo përfshirje në grushtin e dështuar të korrikut 2016 ishte midis atyre që ishin në gjyq, por nuk u paraqit në gjykatë dhe nuk u dha asnjë vendim në rastin e tij. (B.N/SHUPLAKA)