Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi prej dy ditësh tashmë ndodhet në SHBA, në një vizitë zyrtare me përfaqësues të lartë.
Në një video të sjellë nga ana e Kuvendit shihet sesi kreu i parlamentit shqiptar i duhet një përkthyes për të komunikuar me kongresmenin amerikan Pittinger.
Edhe pse kanë kaluar disa vite që Gramoz Ruçi ndodhet në funskione të larta publike, mesqa duket nuk e ka parë të udhës që të marrë disa kurse në gjuhë të huaja.
Edhe në jetëshkrimin zyrtar të botuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë janë lënë pa u përmendur gjuhët e huaja që njeh Gramoz Ruçi. Bashkë me to janë eleminuar edhe postet drejtuese që ai ka mbajtur para viteve 90, atëhere kur në modë ishin parrullat antiamerikane.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=17&v=_hJcn14GuXc