Gramoz Ruçi i ngrysur dhe nuk buzëqesh?! Nuk është përherë kështu…ka raste speciale që edhe kreu i Kuvendit qesh. Ja përshembull më i fundit është dje, teksa ka qenë në SHBA për një vizitë zyrtare.
Në këtë mëyrë i jepet fund edhe zërave se për të ishte ndaluar viza nga ana e SHBA-ve.
Ka qenë Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Mimi Kodheli, ajo që thotë se delagacioni parlamentar shqiptar në SHBA ka pasur një takim me kongresmenin republikan, Robert Pittinger.
“Vizita e delegacionit parlamentar shqiptar në Washington filloi sot me kongresman-in republikan Robert Pittinger”, shkruan ajo në Facebook e cila ka publikuar foton ku shihen kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputeti Anastas Angjeli.
(E.K/Faxweb)