Në qytetin e Gramshit dhe zonat përreth, mësimi është ndërprerë në mbi 15 shkolla për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Temperaturat e ulëta, era e fortë që ka rrëzuar pemë, akulli në rrugë dhe vortekset që janë krijuar në disa akse rrugore kanë shkaktuar probleme serioze.
Gazetari i Fax News, Shkëlzen Henkoja, raporton se shumë linja autobusësh dhe furgonësh nuk po qarkullojnë. Në njësinë administrative Kukur, nëntë fshatra janë të bllokuara, duke i lënë banorët të izoluar.
Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme për zhbllokimin e rrugëve, veçanërisht për kriposjen e segmenteve ku akulli e ka bërë lëvizjen të pamundur. Autoritetet janë njoftuar për situatën, por zgjidhja ende nuk është arritur.