Mesfushori Granit Xhaka do të jetë pjesë e Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm.
Media prestigjoze gjermane, “Sport Bild” shpjegon se tani mungon vetëm firma për të zyrtarizuar këtë lëvizje të Xhakës.
Arsenali do të përfitojë 15 milionë euro për mesfushorin 30-vjeçar, i cili me siguri do të firmosë deri në vitin 2027.
Deri në qershor gjithçka do të mbyllet dhe Xhaka do e shohë veten tashmë duke luajtur në kampionatin gjerman.