11:02 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Greqia në heshtje zgjedhore/ Sondazhet favorizojnë Mitsotakis, qëndrimi i tij për Shqipërinë

18:54 | 06/07/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Greqia në heshtje zgjedhore/ Sondazhet favorizojnë Mitsotakis, qëndrimi i tij për Shqipërinë

Ditën e sotme Grqia ndodhet në heshtje zgjedhore pasi nesër grekët shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Dy partitë që pretendojnë të marrin shumicën e votave në këto zgjedhje të përgjithshme janë  Syriza, e kryeministrit aktual Aleksis Tsipras dhe Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

Duke marë parasysh rezultatet e zgjedhjeve të fundit për Parlmentin Europian, por edhe ato të vendoreve, Demokracia e Re futet në këtë process si e avantazhuar shto kësaj edhe faktin se koalicioni qeverisës pësoi një humbje të thellë kundër të djathtëve të Mitsotakis.

Por jo vetëm kaq, ndikim të madh dhe me shumë gjasa negative për Tsiprasin do të ketë edhe pakënaqësia e grekëve për marrëveshjen e Prespës si dhe krizën ekonomike që e ka ‘shtrydhur’ vendin fqinj prej vitesh.

Nga ana tjetër, në rrafshin rajonal, ardhja në pushtet e Demokracisë së Re mund të ketë pasoja negative për Shqipërinë. Kujtojmë se lideri i saj  paralajmëroi gjatë fushatës elektorale vendosjen e vetos ndaj integrimit të Shqipërisë nëse këtu nuk zbatohen siç duhen të drejtat e minoritetit grek.

“Mbrëmjen e 7 korrikut do të jem Kryeministër i Greqisë dhe i të gjithë grekëve”, tha Mitsotakis. Por pavarësisht sondazheve që e nxjerrin atë fitues me mbi 33% të votave ende nuk dihet nëse Demokracia e Re do të mund të qeverisë e vetme. Lidhur me këtë, Mitsotakis ka thënsë se nëse nuk arrin një maxhorancë të plotë, ai do të kërkojë zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër, Tsipras po shpreson që aleanca e tij me PASOK ti japë numrin e duhur të deputetëve për të qeverisur. “Ne po kërkojmë një mandat të plotë, jo një mundësi të dytë, por një shans të parë për të qeverisur me programin tonë, pa trojkën mbi kokën tonë”, ka deklaruar më herët Tsipras.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: AleksisgreqiKyriakos Mitsotakiszgjedhjetzgjedhjet e pergjithshme ne greqi
Pas

Rama i përdori këngën ‘Fallxhorja’, reagimi epik i Devis Xherahut: Thonë që reklama më e keqe është…

Para

Udhëtonte me motorr, aksidentohet rëndë 32 vjeçari (EMRI)

Para
Aksident në aksin Ersekë-Korçë, mjeti përplas motorrin dy të plagosur rëndë

Udhëtonte me motorr, aksidentohet rëndë 32 vjeçari (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

Himarë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari

Mbyllet me sukses edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar”

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.