Deputetja e PD-së Grida Duma ka mbërritur në Shkozë, pranë banorëve që IKMT-ja po u prish shtëpitë e tyre. Pas dëgjimit të ankesave të qytetarëve Duma iu ka premtuar atyre qëndresë sa situata të zgjidhet.
Njëri nga banorët ka deklaruar se mediat nuk lihen të afrohen në zonën ku po vijojnë shëmbjet. Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit të sotshëm.
“Janë 153 familje, ka banorë që e kanë ndërtuar shtëpinë që në kohën e komunizmit. Banorët kërkojnë shpronësimin me lejen e tregut.
Qytetarët e kanë paguar legalizimin edhe pse nuk iu ka dalë akoma. Procesi është fare i thjeshtë, t’iu njihet legalizimi, dhe në raport me këtë të drejtë duhet të bëhet shpronësimi sipas tregut. Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve”, u shpreh Duma.
Ndërkohë në Shkozë janë prishur banesat e para të banorëve.
(E.K/SHUPLAKA)