06:21 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Gripi i shpendëve, Panariti:Të respektohen me rigorizitet kushtet higjeni-sanitare pasi virusi është shumë afër

14:54 | 09/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Gripi i shpendëve, Panariti:Të respektohen me rigorizitet kushtet higjeni-sanitare pasi virusi është shumë afër

Në kuadër të masave për parandalimin e virusit të Gripit të Shpendëve ministri Edmond Panariti, ka vizituar sot kompleksin e rritjes së shpendëve “Chicken Farm” në Kavajë. Ministri i Bujqësisë pa nga afër edhe  masat e marra nga sipërmarrësi për parandalimin e futjes së virusit nëse ai vjen në Shqipëri, si dhe kërkoi masa rigoroze nga të gjitha kompanitë e mbarështimit të shpendëve në të gjithë vendin, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Bujqësisë.

“Kompleksi ku ne jemi sot zbaton me rigorozitet të lartë normat higjeno-sanitare, duke filluar që nga kontrolli në fermë, dezinfektimi etj, me qëllim shmangien dhe parandalimin e futjes së bakterieve apo mikrobeve të rrezikshme të mundshme. Kjo është mjaft e rëndësishme, edhe për faktin se, ne jemi në gjëndje gatishmërie, pasi virusi i gripit të Shpendëve është mjaft afër. Ai qarkullon në Greqi, në Kroaci, në vendet e Ballkanit, por edhe të Bashkimit Evropian, ndërkohë ne po bëjmë ç’është e mundur për ta parandaluar. Dhe, e vetmja mënyrë, është marrja dhe zbatimi me rigorozitet i masave parandaluese, dezinfektimet dhe zbatimi i normave më të avancuara të teknologjisë së mbarështimit”, deklaroi Panariti.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të identifikuar dhe kjo, edhe falë masave të marra nga sipërmarrësit e mbarështimit të shpendëve, qoftë atyre për mish, qoftë atyre për vezë, të cilët po zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë, që nisin që nga masat e higjienës e deri të zbatimi i profilaksisë. “Tashmë, ne kemi shtypur virusin e Dermatozës Nodulare dhe nuk kemi asnjë rast të ri. Shumë shpejt do të bëjmë kompensimin e kafshëve të dëmtuara. Është bërë porosia në Danimarkë me kafshë të rracës, të përzgjedhura, të cilat janë edhe me cilësi rracore më të mirë sesa kafshët e dëmtuara dhe sipas një plani të hartuar mirë, do të bëjmë urgjentisht kompensimin për fermerët e dëmtuar. Të gjitha kafshët e regjistruara si të dëmtuara nga kjo sëmundje, pra dermatoza, do të kompensohen kokë më kokë”, theksoi Ministri.

Po kështu kafshët që do të vijnë nga Daminarka do të mbahen në regjim karantine, e cila do të jetë pranë Qendrës së Transfetimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë dhe deri në fund të muajit shkurt pritet që ato të mbërrijnë, për t’u shpërndarë më pas në të gjithë vendin, aty ku ka pasur të dëmtuara nga Dermatoza.  Influenca aviare, e njohur gjithashtu si “Gripi i shpendeve” shkaktohet nga virusi i influencës “Tipi A”, i cili mund të prekë disa specie (pulat, gjelat, pulat afrikane, shkurtat etj), si dhe shpendët shtepiakë e të egër. Disa shtame shkaktojnë shenja të renda klinike dhe mortalitet të lartë. (J.V/Shuplaka)

 

shendet

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”654″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

Etiketa: edmond panaritigripi i shendeve
Pas

Dekriminalizimi, Kolegji Zgjedhor shqyrton këtë të premte “Tahirin”

Para

Akulli pushton rrugën te ‘’Vilat Gjermane’’, qytetarët ankohen te Bashkia po nuk marrin përgjigje

Para
Akulli pushton rrugën te ‘’Vilat Gjermane’’, qytetarët ankohen te Bashkia po nuk marrin përgjigje

Akulli pushton rrugën te ‘’Vilat Gjermane’’, qytetarët ankohen te Bashkia po nuk marrin përgjigje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.