Ditën e sotme u fol në media për nisjen e një hetimi për bashkëshorten e ish-kryeprokurorit, Thedhori Sollaku, e cila është gjyqtare në gjykatën e Apelit Tiranë. Gjithashtu, u tha se Zegjine Sollaku, është vënën nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, për shpërdorim detyre.
Por, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës ka mohuar diçka të tillë, duke deklaruar se nuk ka asnjë procedim të regjistruar ndaj gjyqtares, Zegjine Sollaku.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës nuk ka regjistruar procedim penal ndaj gjyqtares Znj. Zegjine Sollaku, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë”, thuhet në letrën e firmosur nga drejtuesja e Prokurorisë, Anita Jella.