Gjykata e shkallës vendore të Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg për Erdgys Arrazin. Ai akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.
Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.
Bashkëshortja e tij, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit së bashku me tre fëmijët e saj në lumin Buna.